DEGA HOTELERI-TURIZEM

Tek ne përgatiteni për gjithcka! ISPU Celësi Magjik ofron:
programe mësimore të miratuara dhe të kontrolluara nga MASH;
mjedise mësimore bashkëkohore dhe
staf pedagogjik të përbërë nga mësuesit më të kualifikuar, pasionantë, rigorozë dhe me përvojë.

NE U OFROJME PRAKTIKE PROFESIONALE NXENESVE PRAKTIKANTE NE INSTITUCIONET ME PRESTICIOZE KU DO TE PERGATITEN SERIOZISHT PER TREGUN E PUNES. ISPU "CELESI MAGJIK" DO TU OFROJE NxENESVE MUNDESI PUNESIMI NE INSTITUCIONET KU BEJNE PRAKTIKAT PROFESIONALE.

VLERëSIMI DHE PROVIMET PëRFUNDIMTARE :


Vlerësimi vjetor i nxënësve në lëndët teorike profesionale dhe modulet e praktikave profesionale bëhet nga vetë mësuesit dhe instruktorët përkatës, me metoda dhe instrumente vlerësimi të përgatitura ose përzgjedhura nga vetë ata. Vlerësimi i nxënësve të bëhet me nota (4-10) si për lëndët teorike, ashtu edhe për modulet praktike, si gjatë vitit, ashtu edhe në provimet përfundimtare. Në përfundim të klasës së 13-të, nxënësi i arsimuar në drejtimin mësimor "Hoteleri-turizëm", niveli III, i nënshtrohet provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale si dhe Provimit të Praktikës Profesionale të Integruar, sipas Udhëzimeve të MASH.

DIPLOMIMI :


Me përfundimin e suksesshëm të arsimit profesional në drejtimin mësimor "Hoteleri-turizëm", niveli III, shkolla profesionale e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Certifikatën e menaxherit në sektorin e hoteleri-turizmit, të cilat njihen në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Sipas modeleve të miratuara nga MASH, këto dëshmi përmbajnë: a) Të dhënat për nxënësin, shkollën, vitin e përfundimit, kualifikimin e fituar, etj. b) Të dhëna për rezulatet e arrritura nga nxënësi: - Rezultatet në lëndët e përgjithshme, lëndët profesionale dhe modulet profesionale të klasës 13-të. - Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale dhe të Praktikës Profesionale të Integruar.

NXëNëSI ME MARRJEN E DIPLOMëS Së MATURëS SHTETëRORE KA Të DREJTë Të NDJEKë CDO LLOJ UNIVERSITETI BRENDA DHE JASHTë VENDIT :