Gjimnazi

Ku ndodhet ISPU Celësi Magjik ?

Shkolla jone ndodhet ne qender te Tiranes, ne rrugen Islam Alla, shume afer rruges Myslym Shyri dhe rruges se Kavajes. Nga rruga e Kavajes mund te futesh me makine tek semaforet,  30 metra poshte xhamise se Ethem Beut. Sapo kalon Ambulancen 5, prapa shkolles 9-vjecare Konferenca e Pezes, shikon tabelen “ISPU Celesi Magjik”. Shkolla eshte gjithashtu pa dale ne rrugen “Myslym Shyri”. Tek kryqezimi i Drejtorise se Policise ngjitesh tek dysheza ne krah te Adidas, gjithnje ne rrugen “Islam Alla” pa dale ne rrugen e Kavajes, pra eshte ne zemer te Tiranes, shume afer Parkut Rinia, shume afer MAS shume afer ministrive, Bllokut te famshem, Bibliotekes Kombetare,lumit te Lanes, ne qender ku jeta eshte me e gjalle se kudo. Perreth shkolles gjeni dyqane, parqe, butik, bare, hotele, gjithcka qe kerkoni. Duke kaluar per pune te tjera, mund te ndaloni vetem dy minuta per te vizituar institutin tone.Ju do befasoheni me punen mesimore dhe aftesite e nxenesve, arritjet, deshirat, pasionet dhe te shikoni ate qe nuk mund te gjeni ne shkolle tjeter.Gjithekush qe e viziton kete shkolle befasohet me thjeshtesine e saj dhe mrekullohet kur kupton misionin e saj. Per te ardhur ne kete shkolle nuk duhet te paguash transport. Me nje abone mujore nxenesi apo studenti mund te qarkulloje lehtesisht nga Kombinati, Kinostudioja, Instituti, apo Sauku me cdo lloj urbani qe te con ne qender dhe te le vetem 5 minuta larg Institutit tone. Ne rrugen “Islam Alla” mund te gjeni shume shpejt ISPU “Celesi Magjik”. ISPU “Celesi Magjik” ka edhe nje filial te saj si qender kursesh, ne Kombinat Rr. e Qelqit.
KLIKO KETU PER TE PARE KAMPUSIN E TIRANES

Statusi, Rregullorja dhe Kontrata

1. Statuti i shkollës Celësi Magjik.    Shkarko ketu statutin  —*statuti*

  2. Rregullorja e brëndshme e gjimnazit Celësi Magjik. Shkarko ketu rregulloren  — *rregulloreISPU*   

DËFTESA E SHKOLLËS
ÇERTIFIKATË PERSONALE
RAPORT MJEKO-LIGJOR
PAGESA SIPAS TARIFAVE QË KA SHKOLLA
UNIFORMA DHE CANTA ME BAZËN MATERIALE
NXENESI KALON NJE INTERVISTE TE PERGJITHSHME PER TE PARE FORMIMIN E TIJ 
LIDHJA E KONTRATËS

NXENESIT QE PERJASHTOHEN NGA SHKOLLAT E TJERA PER MUNGESA DHE THYERJE TE DISIPLINES NUK PRANOHEN 

 

Në të gjithë strukturën e procesit mësimor edukativ ISPU “CELESI MAGJIK” i jep përparësi formimit të lirë të personalitetit të nxënësit gjithnjë në funksion të procesit mësimor, pa mure rrethuese dhe pa dyer me hekura, por me një disiplinë dhe rregullore për të cilën nxënësit do të jenë të vetëdijshëm.
Cdo fundjavë mbyllet me aktivitete kulturore sportive ku shpërndahen edhe certifikata me motivacione të ndryshme për nxënësit më të dallueshëm në procesin mësimor e edukativ gjatë një jave.
Për cdo vit shkollor organizohen dy ekspedita mësimore një javore me motivacion: të njohim gjeografinë dhe politikën e vendit tonë, Ballkanin dhe vendet që na rrethojnë.
ISPU “CELESI MAGJIK” ka partneritet bashkepunimi me Institute Homologe Europiane.

Përse jam në ISPU “Celësi Magjik” ?

Se pari me terhoqi emri. Ne momentin qe desha te mesoja dicka per kete institucion u bera menjehere pjese e tij. Kjo shkolle ndryshon nga cdo shkolle tjeter ne disa aspekte.
Eja edhe ti bashkemoshatari im qe ke provuar shume shkolla dhe nuk ke pasur durimin te frekuentosh gjashte ore mesimi, te besh detyra, te lexosh dhe te ndjekesh oren e mesimit me vemendje. Keto fjale i themi ne, nxenesit e shkolles Celesi Magjik qe po studiojme dhe ne, qe u maturuam aty dhe tani jemi ne universitet.
Sapo fut kemben ne kete shkolle gjithcka ndryshon si me magji. Vetem ketu do te gjeni vleresimin e personalitetit, mbeshtetjen e mesuesve, dijen e humbur dhe sigurine e se ardhmes.
Ketu behesh elite. Kete e shikon tek emri i shkolles qe me te vertete si me magji te hap portat e dijes dhe tek logoja qe te ndez deshiren per te ardhur tek momenti i vendosjes se kapeles dhe marrjes se diplomes.
Ne kete shkolle merr diplome jo vetem per maturen por edhe per gjuhe te huaja dhe kompjuter sepse ISPU Celesi Magjik eshte me teper se nje shkolle e mesme.
Gjithashtu, aty pergatitesh shume shpejt per nevojat e tregut ne profile te ndryshme permes nje instituti dy- vjecar.

NXENESIT DHE KOMUNITETI

NJE SHKOLLE E VOGEL ME IDE TE MEDHA. (ALBI)

NJE SHKOLLE ELITE (XHEMALI)

SUKSESI I SAJ DUKET TEK NXENESIT QE KAPIN DEGET ME TE RENDESISHME NE UT (ITA)

DY MOTRAT E MIJA STUDIOJNE NE OXFORD FALE CELESIT MAGJIK (GAZI)

NJE SHKOLLE QE KA PARTNERITET TE GJERE BASHKEPUNIMI ESHTE VERTET E SUKSESSHME. (VESA)

TANI JAM MESUESE ASISTENTE NE KETE SHKOLLE. (KLEVISA)

PO TE MOS KISHA ARDHUR NE KETE SHKOLLE NUK DO ISHA KJO QE JAM. KAM PROVUAR EDHE SHKOLLA TE TJERA TE CILAT NUK PO I PERMEND, POR KETU GJITHSHKA TE BEN PER VETE. ESHTE SHKOLLE QE TE BEN TE NDIHESH E VLERESUAR. KJO ESHTE ARSYEJA QE PRINDERIT E MIJ VENDOSEN TE REGJISTROJNE EDHE MOTREN NE KLASEN E X. (DENARTA)

PROVOVA NE FILLIM TE SHKOJA NE NJE SHKOLLE PUBLIKE. NUK E HEDH POSHTE, POR E NDJEVA VETEN SI TE HUMBUR, JASHTE VEMENDJES SE TE GJITHEVE. TANI NE SHKOLLEN CELESI MAGJIK NDIHEM SI NE FAMILJE. SECILA MESUESE TE FLET, TE MBAN AFER, BISEDOJME PER GJITHSHKA. NDJEHEMI MIRE DHE MESOJME SHUME MIRE. (AIDA)

KATER VJET ME PARE ISHA NE SHKOLLE PUBLIKE DHE VENDOSA TE LARGOHEM NGA ATJE E TE REGJISTROHEM TEK GJIMNAZI CELESI MAGJIK. NE KETE SHKOLLE NDIHESH ME E SIGURTE NE VETVETE DHE NDIKIMI I STAFIT PEDAGOGJIK ESHTE SHUME POSITIV. MENDOJ SE VETE SHKOLLA KA NJE FARE MAGJIE E CILA BEN CDO NXENES TE NDIHET REHAT DHE KOMOD. PUNA E MESUESVE ESHTE E PAKRAHASUESHME . UNE NDIHEM E SIGURT PER NJOHURITE E MIA. (ERODITA)

ME PARE STUDIOJA NE NJE SHKOLLE PUBLIKE. KUR ERDHA NE SHKOLLEN CELESI MAGJIK CDO GJE NDRYSHOI PER MUA. SHPJEGIMI KETU ESHTE I PERKRYER, MESUESIT JANE TE QETE, NUK TE OFENDOJNE, DHE KUJTDO DO TI PELQENTE QE TA KISHTE FEMIJEN TE SIGURT. SIGURIA DHE QETESIA E FEMIJES SUAJ ESHTE NE KETE SHKOLLE! (MEGI)

FLET KOMUNITETI

ANETAR I BORDIT TE SHKOLLES.

GJITHMONE KAM DESHIRUAR NJE SHKOLLE TE TILLE. NJE SHKOLLE ME NUMER TE VOGEL NXENESISH KU KRIJOHET MUNDESIA QE GJITHSHKA LIDHET ME FAMILJEN, TE JETE NE QENDER TE VEMENDJES. KETU UNE KISHA EDHE VAJZEN E MADHE . U DIPLOMUA ME REZULTATE SHUME TE MIRA DHE TANI NDJEK UNIVERSITETIN, DEGA JURIDIK. KETE VIT ME DIPLOMOHET VAJZA TJETER. JAM SHUME I KENAQUR. NUK MUND TA NDERROJ ME ASNJE SHKOLLE TJETER, FALE PUNES KEMBENGULESE QE BEN DREJTORESHA ME STAFIN A SAJ.

Në logon e shkollës shikon edhe globin. Përse?

Sepse po të diplomohesh në gjimnazin e përgjithshëm “Celësi Magjik” bëhesh i aftë për të studiuar, jetuar dhe punuar në cdo cep të botës.
Mos e humbisni rastin, do të fitoni shumë !

Gjimnazi cElesi magjik

Gjimnazi ISPU Celësi Magjik

Tek ne përgatiteni për gjithcka! ISPU Celësi Magjik ofron:
Programe mësimore të miratuara dhe të kontrolluara nga MASH.
Mjedise mësimore bashkëkohore.
Staf pedagogjik të përbërë nga mësuesit më të kualifikuar, pasionantë, rigorozë dhe me përvojë.
PROCESI MESIMOR :

Mësimdhënie me standarte të larta Europiane;
aplikim i modelit amerikan, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri; të nxënit sipas aftësive dhe nivelit me programe speciale diferencuese:
NIVELI I LARTE
NIVELI MESATAR
Instituti merr përsipër ndryshimin e nivelit cilësor nga viti në vit. Nxënesit do të jenë pjesemarrës dhe fitues cmimesh në konkurse dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare. ISPU do të ofroj cdo vit bursa për tre nxënësit më të mirë të vitit.

 

 

Play Video
Play Video

Avantazhet

AVANTAZHET :

*Gjimnaz i përgjithshëm me koeficient të lartë për pranimet në cdo universitet.
*Të mësuarit logjik, praktik dhe përdorimi i metodave të reja të të nxënit.
*Mësimi i dy gjuhëve të huaja, (anglisht dhe italisht), të detyruara dhe një të tretë me zgjedhje (gjermanisht, spanjisht, italisht ose frengjisht).
*Certifikim per secilen gjuhe ne fund te klases se XII, pervec notes qe do te kene ne deftese.
*Përgatitja e maturës shtetërore.
*Certifikim të njohur nga MASH për cdo program suplementar që frekuentojnë.
*Këto programe suplementare orientojnë nxënësit drejt Universiteteve ku shkëlqen talenti dhe pasioni i tyre.
*Përdorimi i internetit në funksion të procesit mësimor edukativ.

Disa nga videot e shkolles celesi magjik.

Me poshte tregohen disa video per shkollen celesi magjik.

 

15 vite sukses !

Close Menu