Shkolla celësi magjik -Tik

Teknologji informacioni dhe komunikimi

DEGA TEKNOLOGJI INFORMACIONI DHE KOMUNIKIMI (TIK)(NIVELI III)

Tek ne përgatiteni për gjithcka! ISPU Celësi Magjik ofron:
Programe mësimore të miratuara dhe të kontrolluara nga MAS.
Mjedise mësimore bashkëkohore.
Staf pedagogjik të përbërë nga mësuesit më të kualifikuar, pasionantë, rigorozë dhe me përvojë.

 

Featured-Image

TIK

NE U OFROJME PRAKTIKE PROFESIONALE NXENESVE BRENDA INSTITUCIONIT CELESI MAGJIK, NJE NGA ME PRESTICIOZET DHE ME PERVOJE TE GJATE. ISPU “CELESI MAGJIK” DO TU OFROJE NXENESVE EKSELENTE MUNDESI PUNESIMI NE PERFUNDIM TE CIKLIT TE STUDIMEVE PRANE KETIJ INSTITUCIONI.
VLERESIMI DHE PROVIMET :

Vlerësimi vjetor i nxënësve në lëndët teorike profesionale dhe modulet e praktikave profesionale bëhet nga vetë mësuesit dhe instruktorët përkatës, me metoda dhe instrumente vlerësimi të përgatitura ose të përzgjedhura nga vetë ata. Vlerësimi i nxënësve të bëhet me nota (4-10) si për lëndët teorike, ashtu edhe për modulet praktike, si gjatë vitit, ashtu edhe në provimet përfundimtare. Në përfundim të klasës së 13-të, nxënësi i arsimuar në profilin mësimor “Rrjete të dhënash”, niveli III, i nënshtrohet provimeve të mëposhtme: a) Provimeve të maturës shtetërore profesionale (sipas udhëzimeve të MAS) b) Provimit të praktikës profesionale të integruar; Në këto provime ata vlerësohen për shkallën e përvetësimit të njohurive nga lëndët teorike, të përgjithshme dhe profesionale, si dhe të kompetencave profesionale, të nevojshme për të punuar në veprimtari të ndryshme profesionale që operojnë në fushën e mbështetjes së përdoruesve të TIK. Në përfundim, nxënësve u jepet diploma e maturës shtetërore si dhe certifikata e përgatitjes profesionale, në të cilat evidentohen notat përfundimtare të lëndëve teorike të përgjithshme dhe profesionale, të moduleve të praktikës profesionale, si dhe rezultatet e provimeve përfundimtare.

Qëllimet e arsimit profesional në profilin “Rrjete të dhënash”, niveli III, të drejtimit “Teknologji informimi dhe komunikimi -TIK”.

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Rrjete të dhënash”, niveli III, të drejtimit “TIK”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t”u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me punimet për mbështetjen e përdoruesve të TIK”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë. Mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm. Mundësi për t”u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t”i zbatuar ato me rreptësi. Mbështetje për t”u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës. Mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale. Mbështetje për t”u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale. Mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojtës së punës.

DIPLOMIMI :

Me përfundimin e suksesshëm të arsimit profesional në profilin mësimor “Rrjete të dhënash”, niveli III, shkolla profesionale e pajis nxënësin me Diplomën e maturës shtetërore profesionale si dhe me Certifikatën e aftësimit profesional në nivelin e teknikut/menaxherit në këtë profil profesional, të cilat njihen në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj. Sipas modelit të miratuar nga MASH, këto dëshmi përmbajnë: a) Të dhënat për nxënësin, shkollën, vitin e përfundimit, kualifikimin e fituar, etj. b) Të dhëna për rezulatet e arrritura nga nxënësi. Rezultatet në lëndët e përgjithshme, lëndët profesionale dhe modulet profesionale, për cdo vit shkollor. Rezultatet e provimeve përfundimtare të Nivelit III.
NXëNëSI ME MARRJEN E DIPLOMëS Së MATURëS SHTETëRORE KA Të DREJTë Të NDJEKë CDO LLOJ UNIVERSITETI BRENDA DHE JASHTë VENDIT :

Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit profesional në profilin “Rrjete të dhënash”, niveli III.

Përfundimi me sukses i arsimit profesional në profilin “Rrjete të dhënash”, niveli III, e pajis nxënësin me certifikatën e teknikut/menaxherit në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t”i drejtohet tregut të punës për t”u punësuar në qendra servisi për TIK, institucione publike ose biznese private ku nevojitet mbështetje e përdoruesve të TIK, biznese që prodhojnë ose tregtojnë TIK dhe biznese të tjera që veprojnë në këtë fushë. Ai edhe mund të vetëpunësohet në këtë veprimtari dhe pas një përvoje pune e trajnimeve të vazhdueshme, mund të krijojë një sipërmarrje të vetën duke punësuar edhe individë të tjerë në veprimtarinë e mbështetjes së përdoruesve të TIK. Me përfundimin e suksesshëm të këtij niveli, nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomën e “Maturës profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare si dhe të arsimit pas të mesmes.

Kompetencat e përgjithshme dhe profesionale të nxënësve në përfundim të arsimit në profilin “Rrjete të dhënash”, niveli III

Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Rrjete të dhënash”, niveli III, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore: Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për cështje të ndryshme. Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional. Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më eficente. Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror. Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale. Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij. Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij. Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës. Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
KOMPETENCAT PROFESIONALE
Të bëjë vlerësime dhe vetvlerësime, nisur nga kritere të drejta, si bazë për të përmirësuar dhe cuar më tej arritjet e tij. Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, niveli III, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojë më tej kompetencat profesionale të fituara në nivelet e mëparshme, si dhe të ushtrojë kompetenca të tjera profesionale, si më poshtë: Të organizojë vendin e punës. Të bëjë përzgjedhjen e materialeve, veglave dhe pajisjeve të punës. Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës. Të zbatojë standardet e profesionit. Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit. Të organizojë vendin e punës. Të kryejë llogaritje të thjeshta ekonomike në veprimtarinë për mbështetjen e përdoruesve të TIK. Të plotësojë dokumentacionin teknik dhe financiar në veprimtarinë për mbështetjen e përdoruesve të TIK. Të zhvillojë projekte mbi ndërtimin e infrastrukturës kompjuterike. Të kryejë ndërtimin dhe konfigurimin e një rrjeti kompjuterik pa kabëll (Wireless LAN). Të kryejë instalimin, konfigurimin dhe administrimin e sistemeve të ndryshme të shfrytëzimit. Të kryejë instalimin dhe konfigurimin e një serveri të postës elektronike. Të realizojë sigurinë dhe mbrojtjen bazike të komponenteve hardware-ike dhe software-ike të sistemeve kompjuterike. Të kryejë identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve tipike të pajisjeve hardware-ike, sistemeve të shfrytëzimit dhe aplikacioneve të ndryshme. Të zbatojë teknika të ndryshme multimediale. Të zhvillojë, ndërtojë dhe përpunojë baza të dhënash. Të ndërtojë programe të thjeshta kompjuterike duke përdorur gjuhën e programimit “C”.

Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në profilin “Rrjete të dhënash”, niveli III

Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional në profilin “Rrjete të dhënash”, niveli III. Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në profilin mësimor “Rrjete të dhënash”, niveli III, kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që kanë mbaruar arsimin profesional në drejtimin mësimor “TIK”, niveli I. Janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit profesional. Kanë aftësi të kufizuara, për të cilët shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në përputhje me paaftësitë që shfaqin. Në raste të vecanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MAS përgatit udhëzime të vecanta me kritere të posacme pranimi për këto shkolla.

KURSE KOMPJUTERIKE TIK (teknologji informacioni dhe komunikimi) DY MUJORE


AUTODESK AUTOCAD
Formim baze paketa Office
Programe grafike
Gjuhe programimi, C, C++, java
Administrim rrjeti
Ndertim i faqes Web
Zgjidhje e problemeve te hardware

Funksionimi dhe udhëzime për planin mësimor

Kohezgjatja e vitit shkollor eshte: Ne klasen 12, viti shkollor ka gjithsej 36 jave (36 jave mesimore) Ne klasen 13, viti shkollor ka gjithsej 36 jave (34 jave mesimore + 2 jave provime) Nje jave mesimore ka jo me shume se 32 ore mesimore (teorike dhe praktike). Nje ore mesimore zgjat 45 minuta. Kurrikuli i arsimit profesional ne profilin “Rrjete te dhenash”, niveli III, perbehet nga 4 grupe elementesh kurrikulare. Lendet e kultures se pergjithshme, te perbashketa per drejtimet e ndryshme te ketij niveli (programet e detajuara te tyre jepen ne nje dokument te vecante te MAS). Lendet e kultures profesionale (programet e pergjithshme jane pjese e ketij skeletkurrikuli). Modulet e praktikave profesionale te detyruara (pershkruesit e tyre jane pjese e ketij skeletkurrikuli). Modulet e praktikave profesionale me zgjedhje te detyruar (pershkruesit e tyre jane pjese e ketij skeletkurrikuli). Rekomandohet qe modulet e praktikes profesionale te realizohen ne ndarje ditore 3 oreshe ose 6 oreshe.

Close Menu