Celësi Magjik

Hoteleri Turizem

Dega Hoteleri turizem

Tek ne përgatiteni për gjithcka! Ispu celësi magjik ofron:
Programe mësimore të miratuara dhe të kontrolluara nga mash;
Mjedise mësimore bashkëkohore dhe
Staf pedagogjik të përbërë nga mësuesit më të kualifikuar, pasionantë, rigorozë dhe me përvojë.
Ne u ofrojme praktike profesionale nxenesve praktikante ne institucionet me presticioze ku do te pergatiten seriozisht per tregun e punes. Ispu “Celesi magjik” do tu ofroje nxenesve mundesi punesimi ne institucionet ku bejne praktikat profesionale.
Vlerësimi dhe provimet përfundimtare :
Vlerësimi vjetor I nxënësve në lëndët teorike profesionale dhe modulet e praktikave profesionale bëhet nga vetë mësuesit dhe instruktorët përkatës, me metoda dhe instrumente vlerësimi të përgatitura ose përzgjedhura nga vetë ata. Vlerësimi I nxënësve të bëhet me nota (4-10) si për lëndët teorike, ashtu edhe për modulet praktike, si gjatë vitit, ashtu edhe në provimet përfundimtare. Në përfundim të klasës së 13-të, nxënësi I arsimuar në drejtimin mësimor “Hoteleri-turizëm”, niveli iii, I nënshtrohet provimeve të maturës shtetërore profesionale si dhe provimit të praktikës profesionale të integruar, sipas udhëzimeve të mash.

Diplomimi :
Me përfundimin e suksesshëm të arsimit profesional në drejtimin mësimor “Hoteleri-turizëm”, niveli iii, shkolla profesionale e pajis nxënësin me diplomën e maturës shtetërore profesionale, si dhe me certifikatën e menaxherit në sektorin e hoteleri-turizmit, të cilat njihen në territorin e republikës së shqipërisë dhe jashtë saj. Sipas modeleve të miratuara nga mash, këto dëshmi përmbajnë: a) të dhënat për nxënësin, shkollën, vitin e përfundimit, kualifikimin e fituar, etj. B) të dhëna për rezulatet e arrritura nga nxënësi: – rezultatet në lëndët e përgjithshme, lëndët profesionale dhe modulet profesionale të klasës 13-të. – rezultatet e provimeve të maturës shtetërore profesionale dhe të praktikës profesionale të integruar.
Nxënësi me marrjen e diplomës së maturës shtetërore ka të drejtë të ndjekë cdo lloj universiteti brenda dhe jashtë vendit :

Shkolla Celesi Magjik ju pergatit dhe ju kualifikon per te gjitha profesionet e nevojshme qe perfshijne guzhinen, recepsionin, agjensite turistike etj..

Pergatitje profesionale

Celesi magjik

 

Ju sjellim trajnim profesional

Apliko tani ne celesi magjik

Close Menu